Pranga 5 policëve të burgut të Peqinit

schedule16:11 - 27 Korrik, 2019

schedule 16:11 - 27 Korrik, 2019

Shërbimi për Kontrollin e Brendshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve ka urdhëruar prangosjen e 5 punonjës të policisë së Burgut të Sigurisë së Lartë në Peqin për shpërdorim detyre.

Efektivët, akuzohen se nuk kanë kryer në mënyrë korrekte detyrën e tyre, atë të kontrollit të të paraburgosurve dhe të dënuarve. Policët e burgut të arrestuar, nuk raportuan gjetjen e një celulari të një të burgosuri të cilin e kishte fshehur në rroba bashkë me kartën SIM.

Ky i fundit kishte kaluar tre kontrolle, nga transferimi i Institucionit të Burgut të Sigurisë së Lartë të Peqinit në burgun e  313 në Tiranë, me celular me vete./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!