Pranga 41-vjeçarit, mori 1 mln euro për lejet e ndërtimit

schedule18:14 - 5 Korrik, 2018

schedule 18:14 - 5 Korrik, 2018

Një 41-vjeçar nga Tirana u vu në pranga nga policia, pasi përmes mashtrimit u kishte marrë 1 milion euro 3 personave, duke iu premtuar se do t’iu siguronte leje ndërtimi. I ndaluari është Klodian Ciruna, person me precedent penal për mashtrim.

Siç sqaron policia, për të bindur viktimat e tij, 41 vjeçari Ciruna premtonte se operonte me një nga studiot e avokatisë në Milano, dhe dërgonte e-maile false në emër të studios dhe personave të tjerë.

Gjithashtu për të kamufluar veprimet e tij dhe për të qenë më bindës, Ciruna ka bërë kontrata noteriale fiktive si dhe ka krijuar përkohësisht një kompani “Call Center” me aktivitet në fushën e shitblerjeve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri dhe jashtë saj, të cilën më pas e ka mbyllur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!