Pas një “aventure” te skuadra e SPAL, e cila la një shije “të hidhur”, te ish-mesfushori italian, tashmë i kthyer në trajner, Daniele De Rossi është gati të rikthehet në pankinë, kësaj radhe, në elitën e futbollit italian, Serie A.
Sipas raportimeve më të fundit, të prestigjiozes italiane, “Corriere dello Sport”, Verona po mendon largimin e trajnerit, Marco Baroni dhe vëndin e tij ta zërë ish-mesfushori “legjendar” i “verdhekuqve” të Roma-s dhe mesa duket palët kanë arritur akordin verbal dhe tashmë mbetet vetëm firma mes palëve.
Ndërkaq kujtojmë, se Verona ndodhet në vendin e parafundit në renditjen e kampionatit italian të futbollit me vetëm 9 pikë në 13 javë dhe në rast se skuadra arrin një tjetër rezultat negativ këtë javë pritet që bordi të shkarkojë teknikun aktual, për “legjendarin”, De Rossi. /i.m /abcnews.al