Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se takimi me liderët botërorë dhe përfaqësuesit e organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare gjatë Forumit “GLOBSEC 2024” është një tjetër hap i rëndësishëm në forcimin e lidhjeve ndërkombëtare të Serbisë.
Gjithashtu ai thekson se e sheh edhe si një mundësi për të prezantuar pikëpamjet dhe iniciativat e vendit në një kontekst global.
“Në këto kohë sfiduese, ne kemi gjithnjë e më shumë nevojë për platforma të tilla për dialog, në mënyrë që të mbetemi të fokusuar në promovimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë për të gjithë Evropën”, tha Vuçiç në profilin e tij në Instagram.
/abcnews.al/