Dy fëmijë janë rrëmbyer nga rrjedha e lumit Gjanica, në Fier. Mësohet se ishin katër fëmijë të cilët po luanin, por dy prej tyre i ka rrëmbyer rrjedha e lumit.
Fatmirësisht një kalimtar i rastit ka ndërhyrë për t’i shpëtuar, duke shmangur në këtë mënyrë një tragjedi. Aktualisht fëmijët ndodhen në spital ku edhe po marrin ndihmë mjekësore.
Qytetari i cili edhe i shpëtoi tregon se një nga fëmijët u zhyt menjëherë për shkak se e rrëmbeu rrjedha, ndërsa fëmija tjetër përpiqej të shpëtonte duke bërë edhe thirrje për ndihmë. Fatmirësisht edhe një djali i ri i cili ndodhej në ato momente është hedhur në lumë për t’i shpëtuar, duke ia arritur që t’i nxirrnin të fëmijët.
“I ka marrë rryma. Një nga fëmijët u zhyt direkt dhe një tjetër po bënte përpjekje. U futa për t’i ndihmuar gjithashtu ishte edhe një djalë që ndihmoi. Fatmirësisht ambulanca erdhi menjëherë”, tregoi një nga qytetarët që i shpëtoi.
/abcnews.al/