Prag Skënderbeu, Shkëmbi dhe Avdyli flasin me optimizëm

schedule17:53 - 20 Shtator, 2019

schedule 17:53 - 20 Shtator, 2019

Teuta do të udhëtojë drejt Korçës për t’u përballur me Skënderbeun në këtë javë të Superiores, me “Djemtë e Detit” që do të synojnë një rezultat pozitiv në një transfertë shumë delikate. Trajneri Bledi Shkëmbi dhe mesfushori Florent Avdyli ishin të pranishëm në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Tekniku Shkëmbi u shpreh: “Pas ndeshjes së kupës, mendoj që gjendja është e mirë. Ndeshja e kupës na dha mundësi t’i jepnim disa mintuta lojtarve që nuk i kanë patur gjatë kampionatit. Sot zhvilluam dhe stërvijen e fundit dhe mendoj që jemi mirë. Shpresoj që nesër të jemi në maksimumin tonë”. Objektivi? Objektivi ynë është të shkojmë të luajmë për ta fituar ndeshjen,ku do të shkojmë dhe kudo tjetër. Keshtu kemi luajtur dhe vjet, pavarësisht asaj ç’ka kemi arritur gjatë lojës, por dhe nesër do jetë një ndeshje që pavarësisht siç e thatë dhe ju, që Skënderbu nuk është ai i lavdishmi, por mendojë që janë nje ekip shumë i fortë. Ndaj Tiranës, zhvilluan një ndeshje shumë të mirë dhe ndoshta e meritonte një barazim”.

Ndërsa mesfushori Florent Avdyli, tha: “Synimet tona nisin aty ku e kemi lënë vjet, të kapim një nga tri vendet e para. Për sa i përket pretendimit për titull, është akoma shpejt të flasim, por nuk mund ta fsheh se te gjithë kemi një dëshirë të tillë. Gjithashtu, ekipi ynë ka pretendime edhe në Kupë, do të mundohemi deri në fund”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!