Pasi gjetën sukesin e tyre të parë sezonal në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Malmos, Juventusi kthehet përsëri në kampionat, ku fitorja nuk ka mbërritur ende.
Milani është me pikë të plota, dhe kjo ndeshja në Torino do të jetë thelbësore për të vertetuar gjendjen e futbollistëve të Allegrit.
“Ka qenë gjithmonë një nga ndeshjet më të rëndësishme në kampionat. Nesër është më e rëndësishme për ta sesa për ne. Formacioni? Kam një dyshim në mbrojtje, një në mesfushë dhe një në sulm, të cilin do ta zgjidh të dielën para ndeshjes,” përfundoi italiani.
Një fitore e mundshme ndaj një kundërshtari direkt si Milani, do t’i jepte Juventusit më shumë se sa 3 pikët, rikthimin e optimizmit dhe besimit në skuadër. Në krahun tjetër, Milani do t’i jepte fund 3 fitoreve radhazi, do të humbiste vendin e parë dhe do të ishte humbja e dytë radhazi në pak ditë. /abcnews.al/

