Maratona e Tiranës/ Eventi i madh sportiv në kryeqytet me 5 mijë garues, rrugët që bllokohen

schedule08:30 - 20 Tetor, 2024

schedule 08:30 - 20 Tetor, 2024

TIRANË– Këtë të diel rikthehet në kryeqytet maratona e përvitshme, e cila prej 8 vitesh është kthyer në një traditë në Tiranë. Rreth 5 mijë  atletë nga vendi dhe bota do të garojnë në katër kategori.

Maratona e plotë është 42 kilometra ku do të marrin pjesë sportistë profesionistë, 21 kilometra dhe 10 kilometra për të apasionuarit pas sportit dhe  5 kilometra  një garë sensibilizuese  për personat me aftësi ndryshe.

Edicioni i tetë i Maratonës së  Tiranës do të zgjasë rreth pesë orë dhe në perimetrin  ku do të zhvillohet gara ndalohet qarkullimi i automjeteve.

Nga ora tetë e mëngjesit deri në  4 të pasdites do të bllokohen për makinat sheshi  “Nënë Tereza” I gjithë  bulevardi  “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi”,  “Papa Gjon Pal II”, “Ismail Qemali”,  bulevardi “Bajram Curri” me kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit”, rruga “George W Bush”, “Abdi Toptani”,  bulevardi “Zogu I”, Bulevardi i Ri, rruga “Ded Gjo Luli”, rruga e “Durrësit”, rruga e “Kavajës”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark”, nga kryqëzimi me urën e Gjykatës Tiranë, deri te Ura Taiwan duke përfunduar në  rrugën “Ibrahim Rugova” dhe “Lek Dukagjini”.

Ndryshime gjithashtu do të pësojë dhe  itinerari i lëvizjes së autobusëve urbanë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!