Prag festash në Kukës, për herë të parë nuk ka rritje të çmimeve

schedule13:40 - 21 Dhjetor, 2018

schedule 13:40 - 21 Dhjetor, 2018

Pas shumë vitesh në Kukës ndodh ajo që nuk kishte në fund viti. Tregtarët nuk kanë rritur çmimet e produkteve, por megjithatë fuqia blerëse është e ulët.

Atmosfrë festash në Kukës. Qytetarët perpiqen të bëhen pjesë e saj me mundesitë që kanë. Ndryshe çfarë ndodhë rendom, këtë vit në tregun e Kukësit nuk ka rritje çmimesh. Disa artikuj kanë vlerën më të ulet se vitin e kaluar.

Tregtari 1: “Deri tani janë mirë. Arra është lirë, të tjerat ti shohim.”

Tregtari 2: “Morëm diçka, atë që është e domosdoshme, jo atë ç’ka është e nevojshme.”

Tregtari 3: “4 kg 100 lekë, më lirë nuk ka se ku të shkojë.”

Fuqia blerëse është më e pakët dhe ky është treguesi pse nuk ka edhe rritje çmimesh. Një pjesë e qytetarëve blejnë shumë pak.

Blerësi 1: “50 kilja e mandarinës, nuk ka ndodhur ndonjëherë.”

Blerësi 2: “Vjet kanë qenë më shtrenjtë, sivjet janë më lirë. Vetëm qepa që vjen nga jashtë është shtrenjtë. Mandarinat që vijnë nga Saranda janë lirë.”

Pjesa më e madhe e produkteve në Kukës vijnë nga tregu i brendshëm vendor si Lushnja, Korça, Tirana etj. Sipas tregtarëve edhe ky është një tregues tjetër pse nuk ka luhatje çmimesh për këtë fund viti./abcnews.al