Partia Republikane e ka cilësuar akt kriminal votimin e sotëm të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor duke theksuar se me këtë gjest, kryeministri Rama vulosi turpin e tij.
PR shprehet se Rama është një rrezik kombëtar dhe se ka shkatërruar shtetin, zgjedhjat e lira si edhe ka sabotuar qëllimisht të ardhmen e vendit.
“Shqiptarët do fitojnë, kjo kërkon që opozita të ndërtoëe kualicion më gjithë shqiptarët në çdo qytet e fshat, në çdo qendër votimi, për të organizuar qëndresën kundër manipulimit të zgjedhjeve nga Rama dhe krimi i organizuar.
Detyra e çdo qytetari është të mbrojë lirinë e vet, të familjes dhe Shqiperinë me çdo kusht. Opozita duhet t’i prijë këtij procesi“, reagon PR.
Kuvendi miratoi sot me 107 vota pro Kodin e ri Zgjedhor, i cili sjell një mori ndryshimesh në mënyrën se si zgjidhen deputetët, por edhe kufizon mundësitë për koalicione. /abcnews.al