Edhe Partia Republikane ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit të vitit të ardhshëm.
Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim organizativ me partinë duke ngritur shtabin elektoral, ndërsa ka përcaktuar edhe listën me koordinatorët që do të ndjekin procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë.
Mediu gjatë fjalës së tij bëri edhe një panoramë të situatës politike në vend. Ai theksoi se Shqipëria është zhytur në krizën më të rëndë ekonomike, kushtetuese dhe institucionale.
“Qeveria jo vetëm është ilegjitime, por është tashmë pasqyrë e qartë e një regjimi korruptiv, ku shqiptarët dhe kombi trajtohen si të pavlera përballë Edi Ramës dhe njerëzve rreth tij.
Opozita e bashkuar, me shqiptarët e djathtë dhe të majtë, me dhe paparti, janë të vendosur për t’u përballur me këtë regjim, për të triumfuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, me një fitore të padiskutuar në zgjedhe , megjithë levizjet antipolitike dhe antikushtetuese të Ramës” deklaroi ai. db/Abcnews.al