PPE thirrje Ramës: Prit opinionin e “Venecias” për Kodin Zgjedhor

schedule17:32 - 26 Tetor, 2020

schedule 17:32 - 26 Tetor, 2020

Në Shqipëri është rikthyer edhe njëherë debati për reformën zgjedhore pas ndryshimeve të njëanshme të Kodit Zgjedhor për listat dhe koalicionet. Numri 2 i PPE në Parlamentin Europian, Andrei Kovaçev, mbështeti Komisionerin për Zgjerimin, në lidhje me situatën politike në Shqipëri.

Njësoj si Komisioneri për Zgjerimin, Andrei Kovaçev kërkoi që qeveria dhe parlamenti të presin opinionin e Venecias para se të votojnë kthimin e ligjit që bëri Presidenti Ilir Meta.

Mbështes qëndrimin e Komisionerit OliverVarhelyi!  Kodi Zgjedhor duhet të jetë, në çdo rast,  në përputhje me Opinionin e Komisionit të Venecias, pasi do të ishte në favor të demokracisë në Shqipëri.  Unë i bëj thirrje Kryeministrit Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë që ta respektojnë këtë’ tha ai.

Komisioneri Evropian Për Zgjerimin Oliver Varhelyi reagoi pas deklaratës së presidentit Ilir Meta, i cili në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhori i është drejtuar Komisionit të Venecias.

Varhelyi u shpreh se beson që Venecia do i kthejë shpejt përgjigje palëve të interesuara në Shqipëri me këshilla për këtë çështje. Por Edi Rama tha se mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur por procedura në këtë rast sipas tij është e qartë: Refuzimi i presidentit pranohet ose rrëzohet nga parlamenti.

Lidhur me këtë të fundit, Rama tha se do të rishprehet pa humbur asnjë ditë, duke nënkuptuar këtu se nuk do të pritet Opinioni i Venecias, ndërsa pritet që të votohen të enjten.db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!