Përmes një rezolute me 10 pika Partitë Popullore Europiane, forca kryesore politike në Parlamentin Europian i ka kërkuar maxhorancës dhe opozitës në Shqipëri të ulen në dialog për të zgjidhur krizën politike.
Në rezolutën e PPE-së apelohet edhe ngritja në një kohë sa më të shpejtë e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë si nevojë për t’i dhënë përgjigje përfundimtare ccështjes së zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.
Partitë Popullore Europiane i kërkojnë maxhorancës dhe opozitës në Shqipëri të ulen në dialog për zgjidhjen e krizës politike. Përmes një rezolute të miratuar në mënyrë unanime në Kongresin që po mbahet në Zagreb, PPE kërkoi që duke marrë parasysh rekomandimet e OSBE/ODIHR palët të ulen për miratimin e një Kodi të Ri Zgjedhor.
“Duke vlerësuar se Shqipëria po përballet me një krizë të thellë politike, nxit partinë në pushtet dhe opozitën në Shqipëri të ndërmarrin të gjitha përpjekjet për të tejkaluar menjëherë këtë krizë të thellë politike përmes dialogut. Risjellim në vëmendje se adoptimi konsensual nga partitë politike, i një reforme elektorale në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR që shtron rrugën drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përfaqëson një kusht të rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe integrimin drejt BE-së”.
Ngërçi i krijuar në Gjykatën Kushtetuese sipas Partive Popullore Europiane duhet të zgjidhet sa më shpejt në mënyrë që të sqarohet në mënyrë përfundimtare çështja e zgjedhjeve vendore.
“Shprehim nevojën urgjente që Shqipëria të sigurojë funksionimin e duhur të Gjykatës Kushtetutese dhe Gjykatës së Lartë duke i plotësuar vendet e tyre me gjyqtarë; pret një vendim të shpejtë dhe final nga Gjykata Kushtetuese mbi legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019. Nxisim Shqipërinë që të ngrejë Strukturën e specializuar për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar; bën thirrje për nisjen e procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë akuzuar për vepra të ndëshkueshme nga procesi i vettingut”.
Mbështetjen për rezolutën e miratuar në Kongresin e PPE-ve u mbështet edhe nga kreu i demokratëve, Lulzim Basha. Kryedemokrati thekson se Partitë Popullore theksuan se zgjidhja e krizës kalon përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Dhe kur vjen fjala te detyrimet, Basha tregon gadishmërinë e PD për të përmbushur çdo detyrim duke nisur me propozimet për reformën zgjedhore dhe miratimin e tyre, për ti hapur rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme./abcnews.al