Pak javë më parë, Harry Styles u bë mashkulli i parë që u shfaq vetëm në kopertinën e revistës “Vogue”. Ndërsa pozoi i veshur me fustan, këngëtari britanik foli për evoluimin e stilit të tij ndër vite, duke sfiduar stereotipet gjinore të veshjeve. Të shumtë ishin ata që e përkrahën vendimin e ish-anëtarit të “One Direction”, por shumë të tjerë e kritikuan ashpër.
Personazhe të njohur publikë si Candace Owens dhe Ben Shapiro pretenduan se imazhet nuk ishin vetëm fyese, por njollosnin dhe figurën e burrit.“Nuk ka asnjë shoqëri që mund të mbijetojë pa burra të fortë. Lindja e di këtë. Në Perëndim, feminizmi i qëndrueshëm i burrave tanë në të njëjtën kohë që Marksizmi u mësohet fëmijëve tanë nuk është një rastësi. Është një sulm i drejtpërdrejtë. Ktheni burrat!”, shkroi ajo në Twitter.
Megjithëse, kanë kaluar pak ditë nga zhurma që u shkaktua në rrjete sociale, Harry ka vendosur t’ju përgjigjet kritikëve vetëm tani. Artisti ka publikuar një fotografi në Instagram, krahas së cilës shkroi: “Duke kthyer burrat “burra”, duke përsëritur fjalët e Owens e cila pretendoi se ‘asnjë shoqëri nuk mund të mbijetojë pa burra të fortë’.
View this post on Instagram
Fansat kanë vërshuar në komente duke treguar dhe njëherë mbështetjen ndaj këngëtarit britanik. “Përshëndetje Harry!! Unë doja të të shkruaj se jam shumë krenar për ty. Jam shumë i lumtur që shprehesh ashtu siç dëshiron.” “Unë jam krenar për ju që ndihmuat të tjerët të kuptojnë njëri-tjetrin!! Jeni i mrekullueshëm dhe ndihem i nderuar se të kam idhull”, shkruajnë ndjekësit. /abcnews.al