Pozitiv me testosteron, shtyhet kundëranaliza e Pogba

schedule12:43 - 15 Shtator, 2023

schedule 12:43 - 15 Shtator, 2023

Pritja për hapin e radhës në rastin e Pogba është zgjatur për disa javë, pasi testi i tij pozitiv i testosteronit u gjet në testet antidoping të ndeshjes së parë të kampionatit mes Udineses dhe Juventusit. Përditësimi i fundit ka të bëjë me shtyrjen e kundër-analizës, të kërkuar nga lojtari sipas të drejtës së tij, nga data 20 shtator kur ishin planifikuar fillimisht.

Arsyeja e shtyrjes lidhet me mungesën e ekspertit të lojtarit të Juventusit në datën e parë të zgjedhur. Në këto raste, kërkesa për shtyrje bie në të drejtën e mbrojtjes.

Paul Pogba është pezulluar si masë paraprake nga Gjykata Kombëtare e Antidopingut që prej mbërritjes së komunikimit të rezultatit pozitiv të martën e kaluar./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!