Pozitiv autori i golit, Drita nuk përmbahet: E tmerrshme, standard i dyfishtë i UEFA-s

schedule20:35 - 10 Gusht, 2020

schedule 20:35 - 10 Gusht, 2020

Drita fitoi 2-1 të premten kundër Inter Escaldes në sfidën paraeliminatore të Champins League dhe nesër (18:00) do të sfidojë irlandezo-veriorët e Linfield. Kampionët e Kosovës kanë marrë një lajm të keq ditën e sotme. Hamdi Namani, i cili shënoi golin e dytë në fitoren e fundit, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

25-vjeçari nga Prishtina vulosi fitoren e “Intelektualëve” me eurogolin e realizuar, teksa është befasuar nga përgjigja e testeve mjekësore. Negativ ka rezultuar Fidan Gërbeshi, i cili u infektua dy ditë më parë. Drita ka reaguar ashpër kundër UEFA-s me një postim në faqen zyrtare, ku ndër të tjera shkruan: “E TMERRSHME!

Nga testimet e sotme, tani pozitiv ka rezultuar lojtari më i mirë në ndeshjen e fundit Hamdi Namani, e për çudi negativ rezulton Fidan Gërbeshi, që në testin e para dy dite ishte pozitiv, gjithashtu negativ rezultoi edhe Bujar Shabani që në testin e para dy dite ka rezultuar negativ, por për shkak të kontaktit me Fidanin është kërkuar nga UEFA që të vetizolohet!

E habitshme se çfarë po ndodh, e habitshme se si UEFA vepron me standarde të dyfishta, ku vetizolon lojtarin që rezulton katër herët e fundit negativ. Kjo është e pabesueshme se si mund t’i ndodhë një gjë e tillë një organizatori siç është UEFA!“, shkruan klubi dardan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!