“Pozicioni i Ramës është i ndërkombëtarëve”, Ukshini: Nuk kemi komoditetin ta kthejmë Shqipërinë palë refuzuese

schedule13:34 - 7 Korrik, 2023

schedule 13:34 - 7 Korrik, 2023

Për ish-ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, anulimi i mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, ishte shkak i mos takimit mes kryeministrit Rama e Kurti në Prishtinë.
Veprimi i Kurtit, ishte një kundërpërgjigje ndaj veprimit të Ramës për të mos e mbajtur mbledhjen e përbashkët në Gjakovë. Mendoj se nuk është e mirë që takimi të kryhej dhe Kurti të shprehte gjithë ato pakënaqësi që ka ndaj Ramës.

Rama është një politikan jo i kollajshëm edhe brenda skemës politike si komunikon me partitë, apo me mediat. Edhe mbrëmë kishte deklarata të ashpra, c’ka më bën të dyshoj se marrëdhëniet mes dy kryeministrave janë goxha të acaruara.” tha Ukshini në një lidhje të drejtpërdrejtë në studion e Tirana Live në ABC News.

Firmosjen e 13 marrëveshjeve para se të nisej për në Prishtinë, Ukshini e konsideroi një tërheqje taktike të kryeministrit shqiptar, për të cilën tha se duhet të shoqërohej gjithashtu me lëvizje pozitive edhe nga Albin Kurti.

“Rama nuk do ishte ai që është po të mos ishte intelegjent me marrëveshjet bëri një tërheqje taktike. Meqë Rama e bëri këtë tërheqje e korrektoi pak anulimin, ndaj mendoj se Kurti do ishte mirë ta takonte. Duket qartë se hidhërimi është te anulimi i mbledhjes, i cili erdhi para masave të BE-së, nëse analizojmë edhe deklaratën e Konjufcës.” tha Ukshini, ndërsa theksoi se Kosova duhet të lëvizë drejt planit të SHBA e BE.

“Kosova vërtet nuk e ka komoditetin, për një moment duhet të harrojmë cila palë ka faj. Nuk duhet të bëjmë symbyllur se nuk ka tension, nuk duhet të ndërojmë imazhin e nxënësit të keq. Pozicioni jonë është goxha delikat. Konstatimi i fundit ishte se Kurti duhet t’i lexojë këto shenja. Plani tre pikësh për të cilin po insiston BE dhe SHBA duhet të lëvizë. Rama mendoj se nuk po bën gjë tjetër se kryeministrat e tjerë. Shqipëria gjithmonë ka luajtur një rol të moderuar. Pozicioni i Ramës është edhe i ndërkombëtarëve, vetëm ndonjëherë e thotë më ashpër, por ky është stili i tij i komunikimit. Nuk besoj e kemi komoditeti që edhe Shqipërinë ta kemi në pozicion kundërshtues, na kushton në imazh.” -vijoi më tej Ukshini./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!