Pozicioni i Abramovich, Premier League del me deklaratë zyrtare

schedule13:28 - 12 Mars, 2022

schedule 13:28 - 12 Mars, 2022

Roman Abramovich nuk do të jetë më drejtuesi më i lartë i Chelsea dhe Premier League ka dalë me një deklaratë ditën e sotme.

“Pas vendosjes së sanksioneve nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Bordi i Premier League ka skualifikuar Roman Abramovich si Drejtor i Klubit të Futbollit Chelsea.

Vendimi i Bordit nuk ndikon në mundësinë e ekipit për t’u stërvitur dhe luajtur ndeshjet e tij, siç përcaktohet në licencën e lëshuar nga Qeveria, që skadon më 31 maj 2022”, thuhet në komunikatë. Abrahamovich ka 10 ditë kohë për ta shitur klubin. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!