Sipas analistit nga Kosova Xhevdet Pozhari, anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare është më i rëndësishëm sesa njohja nga vetë shteti serb.
Në një bisedë në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, ai u shpreh që negociuesit kosovarë në këtë moment të bisedimeve janë optimistë për rezultatin e këtyre negociatave dhe kanë vënë theksin në përafrimin e Kosovës në orgnaizata të ndryshme ndërkombëtare.
Sipas analistit Pozhari, Kosova, me vetëm pjesëmarrjen e saj në këto organizata, dëshmon për vullnetin e saj për të qenë palë negociuese, ndërkohë që pozita e Serbisë është ndikuar dhe nga lufta e Rusisë në Ukrainë, dhe tashmë Rusia ka gjithë botën kundër, ndërkohë që kryeministri Kurti po u bën të qartë europianëve që Rusia ka një aleat në Ballkan dhe ajo është Serbia.
Propozimi francez dhe gjerman, për analistin Pozhari njeh pavarësinë ‘de juro’ dhe ‘de facto’ të Kosovës, dhe është i rëndësishëm anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare. Sipas tij presidenti serb Vucic, po dëshmon cdo ditë e më shumë që nuk shkëputet nga e shkuara e tij si asistent i dikurshëm i Sheshelit.
/abcnews.al/