Përveç më shumë se 500 milionë euro të shpenzuara mes merkatos së verës dhe të dimrit, Chelsea nuk po shkon mirë dhe siç raportohet nga “The Sun”, drejtuesit e klubit anglez po vendosin në pikëpyetje pozicionin e Graham Potter.
Drejtuesit e Chelsea po shikojnë për sezonin e ardhshëm dhe sipas medias angleze, në pamjet për të ardhmen është emri i Luis Enrique, ish-trajneri i Barcelonës, i cili u largua nga pankina e Spanjës pas Kupës së Botës.
Chelsea ndodhet aktualisht në vendin e 9-të me 30 pikë. Në pesë ndeshjet e fundit në Premier League, ata kanë marrë 1 fitore, dy humbje dhe dy barazime./ h.ll/abcnews.al