Graham Potter kla nisur menjëherë me stëvitjen e Chelsea për ndeshjen e radhës në Premier League, por përveç kësaj, tekniku i bluve i ka idetë e qarta se çfarë lojtarësh kërkon që gjatë merkatos së janarit të vihen nën urdhrat e tij.
Londinezët paguan 18 milionë euro te Brighton për ta lirë timonierin anglez, ndërsa tashmë ka nisur misioni i kthimit të Chelsea në krye të renditjes.
Tekniku i bluve i ka idetë e qarta se çfarë lojtarësh kërkon që gjatë merkatos së janarit të vihen nën urdhrat e tij, duke ua bërë të ditur drejtuesve të Chelseat se synon që të bashkohet në “Stamford Bridges” me dy yjet e Brighton, mesfushorin Moises Caicedo dhe sulmuesin anësorë Leandro Trossard.
20-vjeçari Caicedo luan në rolin e mesfushorit dhe ka një vlerë prej 30 milionë eurove.
Ndërkohë edhe sulmuesi anësorë 27-vjeçari belg vlerësohet lartë dhe Brighton nuk është gati ta lirojë nëse nuk paguhet shuma mbi 40 milionë euro. /f.a/abcnews.al

