Shumë po flitet për të ardhmen e Victor Osihmen. Sulmuesi i Lille shkëlqeu në Ligue 1 këtë sezon dhe ra menjëherë në radarin e klubeve të mëdha. Por, tashmë mesa duket gjithçka është vendosur. Osimhen ka pranuar kalimin tek Napoli dhe zyrtarzimi i tij është vetëm çështje kohe.
Sipas raportimit të ‘’Football Italia’’, pengesa e vetme mes dy palëve ishte agjenti i lojtarit. Kartoni i Osihmen kushton plotnn 81 milionë euro, por napoletanët do të paguajnë 50 të tilla, plus kartonin e Adam Ounas për të plotësuar diferencën.
Agjenti i lojtarit kërkonte bonuse të tjera, specifikisht për veten dhe jo të arrinte marrëveshjen më të mirë për Victorin. Ai pritet të pushohet nga puna, ndërkohë që negociatat mes palëve po zhvillohen në jahtin e presidentit të Lillës në Sardenja. Sipas të gjitha gjasave, Osihmen pritet të zhvillojë testet mjekësore në Napoli këtë të enjte. /abcnews.al