Pothuajse e gjithë bota në “kthetrat” e koronavirusit, numri i të prekurve i kalon 100 mijë

schedule15:48 - 6 Mars, 2020

schedule 15:48 - 6 Mars, 2020

Koronavirusi nuk po di të ndalet ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 100,679. Të dhënat janë raportuar nga Universiteti Johns Hopkins në SHBA.

Këtë mëngjes u raportua se numri i rasteve ishte rritur në 100,329, por gjatë ditës u shtuan edhe 350 raste të tjera. Virusi që nisi të përhapej rreth dy muaj më parë u ka marrë jetën deri më tani 3,412 personave.

Duke parë që shifrat shkojnë drejt rritjes, Organizata Botërore e Shëndetit i ka këshilluar të gjitha shtetet që të marrin të gjitha masat për të luftuar përhapjen e COVID-19.

Zyrtarë të OBSH shprehen të shqetësuar për ritmet e shpejta të shtimit të rasteve dhe sidomos për vendet ku sistemi i shëndetësisë është i dobët. OBSH ka shprehur gjithashtu shqetësime edhe për vendet që, si duket, nuk po e marrin situatën aq seriozisht saç duhet.

Zyrtarët e shëndetit thonë gjithashtu se shkalla e vdekshmërisë për virusin korona tashmë ka shkuar në 3.4%. Më parë vlerësohej si 2 për qind. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!