Postoi një video rreth Covid-19, Twitter bllokon llogarinë e Trump

schedule08:32 - 6 Gusht, 2020

schedule 08:32 - 6 Gusht, 2020

Twitter njoftoi se ka ndërhyrë në llogarinë e presidentit amerikan, Donald Trump, pasi kishte publikuar një video që përmbante informacione të rreme për koronavirusin.

Ai postoi një video të intervistës me Fox News, ku ndër të tjerash pohoi se fëmijët janë “ imunë” ndaj koronavirusit.

Sipas rrjetit social, mesazhi “është në kundërshtim me rregullat e twitter për keqinformime rreth COVID-19”, tha zëdhënësi i twitter duke shtuar se “Pronarit të llogarisë i kërkohet të heqë videon përpara se ta përdorë përsëri twitter-in”.

Vetëm disa orë më parë, Facebook hoqi videon e njëjtë të Trump duke e konsideruar si “lajm të rreme”. Trump nga ana tjetër është ankuar se këto rrjete sociale se po i censurojnë mendimin e lirë./abcnews.al