Njëra nga dy vajzat që u gjend në qendër të vëmendjes për shkak të një puthjeje me një tjetër vajzë në rezidencën zyrtare të kryeministres finlandeze, ka kërkuar falje për sjelljen e saj.
33-vjeçarja Sabina Särkkä, e cila është një modele dhe influencuese, në një video që postoi në TikTok deklaroi se i vinte shumë keq dhe kërkoi falje për sjelljen e saj të papërshtatshme. Aq më tepër që ka lënduar “lideren që do”, siç e ka përmendur në mënyrë të vazhdueshme.
Madje, ajo ka bërë edhe një postim në Instagram, ku numëron më shumë se 90 mijë ndjekës, duke postuar një foto me sfond të zi dhe duke përmendur ndër të tjera se ka postuar në datën 10 korrik një foto të papërshtatshme që nuk duhej bërë, raporton Abcnews.al.
Deri më tani, postimi ka mbi 3000 pëlqime dhe ajo ka çaktivizuar komentet.
Megjithatë, reagimi në Finlandë vazhdon të jetë i ndarë, me disa që argumentojnë se ishte e gabuar të nxirreshin foto të momenteve private të kryeministres, duke besuar se ajo duhet të jepte shembullin e duhur.
Nga ana tjetër, disa argumentojnë se problemi nuk gjendet në fotot e nxjerra, por në mendimin se momentet private nuk duhet të rrjedhin nga personazhe publike që mbajnë poste pushteti.
Fotografia që tregon dy gra topless duke u puthur me njëra-tjetrën u postua fillimisht nga Sabina Särkkä në llogarinë e saj në TikTok.
Por më pas ajo e ka fshirë dhe dyshohet se është bërë menjëherë pas reagimeve të shkaktuara nga video e Sana Marin, e cila kërcente përkrah një këngëtari të njohur nga vendi i saj.
“Për mendimin tim, fotografia është e papërshtatshme. Kërkoj falje për të”, Foto të tilla nuk duhej të ishin bërë, por përndryshe asgjë e tepruar nuk ndodhi,” u tha kryeministrja finlandeze gazetarëve. /abcnews.la