Postoi foto” të papërshtatshme” në rrjetet sociale, gruaja dënohet me 45 vite burgim

schedule14:52 - 31 Gusht, 2022

schedule 14:52 - 31 Gusht, 2022

Një grua është dënuar me 45 vite burgim në Arabinë Saudite, për shkak të postimeve “fyese”në rrjetet sociale.

Një gjykatë atje dënoi Nourah bint Saeed al-Qahtani për “përdorim të rrjeteve social për të dëmtuar imazhin publik dhe te liderëve të vendit” .

BBC raporton se sipas gjykatës gruaja ka fyer liderët e vendit nëpërmjet postimeve të saj në rrjetet sociale.

Kujtojmë se një tjetër grua është dënuar me 34 vite burgim për shkrimet e saj në Twitter më 9 gusht.

Abdullah Alaoudh, drejtor i kërkimit për rajonin e Gjirit në Dawn, tha për programin Newshour të BBC-së se grupi me bazë në SHBA kishte mësuar për rastin e Qahtanit vetëm pasi iu kaluan dokumentet gjyqësore nga një burim gjyqësor dhe se po vazhdonte të hetonte.

“Asgjë në dokumentet e saj gjyqësore nuk ka të bëjë me ndonjë dhunë apo aktivitet kriminal”, tha ai.

“Akuzat kundër saj janë vërtet të gjera. Ata po përdorin ligjin kundër terrorizmit dhe ligjin kundër krimit kibernetik… që mund të kriminalizojë çdo postim në internet,” shtoi ai.

Disa aktiviste të tjera femra thuhet se janë arrestuar në lidhje me postimet në mediat sociale që nga viti i kaluar.

“Qeveria saudite po i dërgon një sinjal të fortë Perëndimit se nuk i intereson të drejtat e njeriut”, tha ai./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!