Postimi “nostalgjik” i Tiranës në Instagram, reagojnë mediat serbe

schedule16:54 - 25 Gusht, 2020

schedule 16:54 - 25 Gusht, 2020

Të pazakontë e kanë quajtur mediat serbe postimin e Tiranës në Instagram. Klubi kryeqytetas postoi një foto të vitit 1945, kur luhej një takim mes Tiranës dhe Red Star, ose Crvena Zvezda.

Ky postim i Tiranës, që ka tre ditë në faqen zyrtare të klubit, vazhdon të bëjë jehonë në mediat serbe. Më konkretisht, është portali serb “Kurir” që e ka quajtur këtë postim të pazakontë.

Në postimin e Tiranës, shkruhej: “FC Red Star për herë të parë në vitin 1945 ka luajtur një miqësore me KF Tirana. Ndeshja është zhvilluar në Stadiumin Qemal Stafa. Përballja rikthehet sërish pas 75 vitesh!”


Ndërsa në artikullin e publikuar nga “Kurir”, shkruhej: “Futboll Klub Tirana njoftoi për mbërritjen e ekipit Crvena Zvezda në Tiranë me një foto të pazakontë, që daton në vitin 1945. Pikërisht me këtë foto, Tirana ka mirëpritur ekipin e Crvena, pas plot 75 vitesh./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!