Pronari i Meta-s, Mark Zuckerberg, postoi një ‘story’ në Instagram duke thënë se ai “është gati për diçka”. Kjo bëri që entuziastët e teknologjisë dhe përdoruesit e mediave sociale të mërziten.
Në orët në vijim pritet të zbulohet se çfarë po përgatit shefi i Metës, që operon Facebook, Instagram dhe një sërë platformash të tjera. Mark Zuckerberg parashikoi atë që do të vinte duke publikuar një ‘story’ në Instagram me një numërim mbrapsht dhe duke shkruar “ne jemi gati për diçka”.
Sipas një sërë raportesh, Zuckerberg mund të shpallë versionin e tretë të pajisjes së realitetit virtual Quest.
Ai tha në një intervistë në 2022 se “ne kemi ekipe prodhimi që punojnë në gjeneratat e ardhshme të VR dhe si do të duken Quest 3 dhe Quest 4”.
“Ajo që unë mezi pres në versionet e ardhshme është të jem në gjendje të ‘kap’ syrin dhe shprehjet e fytyrës sepse nëse jeni të lumtur për praninë tuaj, dëshironi të siguroheni që pajisja të ketë të gjithë sensorët për avatarët e vërtetë në mënyrë që të mund të komunikoni siç duhet”, u shpreh gjithashtu Zuckerberg./abcnews.al