Mimi Kodheli u zgjodh pak ditë më parë në postin e zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.
Sot ajo ka zbuluar në Kuvend se ka marrë urime nga të majtë dhe të djathtë duke kërkuar që ky unitet të përçohet edhe në ditë të vështira si këto të pandemisë. Edhe Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi uroi Kodhelin duke deklaruar se zgjedhja e saj është vlerësim për Shqipërinë.
Mimi Kodheli: Ju falenderoj për urimet e dërguara, të njohur e të panjohur. Pozicioni i zv, presidentes në NATO është i lartë dhe me shumë përgjegjësi. Kam marrë urime majtas dhe djathtas. Le të rrimë kështu bashkë edhe në raste të tjera.
Gramoz Ruçi: Zgjedhja e Kodhelit është një vlerësim për Shqipërinë dhe për performancën e zonjës Kodheli. Shumë urime me bindjen dhe besimin që do e justifikoni atë që iu dha./mv.abcnews.al