“Postet e sigurisë”, Dritan Abazoviç përplaset me proserbët

schedule10:55 - 21 Shtator, 2020

schedule 10:55 - 21 Shtator, 2020

Lëvizja “URA”, drejtuar nga lideri Dritan Abazanoviç ka kërkuar që të propozojë drejtuesit e institucioneve të “sigurisë”, në Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes dhe kreun e Agjencisë së Inteligjencës.

Kjo ka sjellë edhe përplasje me Frontin Demokratik (proserb), për shkak se kjo forcë ka kërkuar që Agjencinë e Inteligjencës të mbajë kjo forcë politike.

Dhe në këtë mënyrë palët nuk janë dakordësuar me këto qëndrime, duke mos arritur në një marrëveshje për qeverinë e re.

Ndërkohë e vetmja pikë në të cilën kanë rënë dakord është vendimi që kryetari i Parlamentit të jetë kreu i grupit të dytë politik në koalicion, Aleksia Beçiç.

Parlamenti i ri konstituohet më 27 shtator, ndërkohë që pritet që qeveria e re të zgjidhet në ditët e para të tetorit. Kreut të opozitës, Zdravko Krivokapiç, mandatin do t’ja dorëzojë Presidenti i vendit, Milo Gjukanoviç.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!