Posteri i pahijshëm i Këlliçit, ish-myftiu i Tiranës: Fyese dhe tallëse për qytetarët

schedule18:25 - 25 Prill, 2023

schedule 18:25 - 25 Prill, 2023

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka vendosur në rrugët e kryeqytetit një poster të pahijshëm, ku ai nxjerr dy gishtat e mesit, që sipas tij është ajo çfarë ai do t’i tregoi korrupsionit nëse do të jetë kryetari i Bashkisë.

Vendosja e këtij posteri, ka sjellë reagimi të shumta, një prej tyre ishte dhe nga “Xhamitë e Tiranës”. Këta të fundit përmes një deklarate bën thirrje për reflektim, sa i takon rëndësisë së kodit etik  në procesin e zgjedhjeve.

LEXO EDHE: Posteri i Këlliçit/ Xhamitë e Tiranës: Thirrje për reflektim, sjellja e papranueshme! KQZ të ndërhyjë

Si duket kjo nuk i bën përshtypje “Belos”, i pyetur nga ABC,  ai është shprehur se i vjen mirë që ka pasur kaq shumë reagime dhe që qytetarët janë dakord me luftën kundër korrupsionit në Bashkinë e Tiranës

Në një lidhje skype me studion e “Special Report” në ABC News, ka qenë ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra i cili shikon këtë si një veprim pa sens i një kandidati që nesër do të jetë kryetari i bashkisë së kryeqytetit.

LEXO EDHE: Posteri i pahijshëm në rrugët e kryeqytetit, reagon Belind Këlliçi

Shfaqja e tyre përgjatë rrugëve të kryeqytetit është një non-sens i madh nëse vetë kandidati për kryetar bashkie kryeqytetit ka qenë dakord me shfaqjen e një mënyrë kaq pa sens për të rrëzuar apo mposhtur një plagë të thellë shoqërore, si korrupsioni.

Kjo prek ndjeshmëritë kulturore, qytetare dhe civilizuese të një shoqërie. Është një handikap i çuditshme nëse korrupsioni do të zhdukej me një mënyrë të tillë. Aq me tepër për një kandidat i arsimuar në Perëndim” tha ai.

Gurra kishte dyshime nëse ky poster është konfirmuar para se të dalë nga vetë, Këlliçi, e kur iu bë e qartë që kandidati BF ka pranuar që e ka bërë vetë me vetëdije ish-myftiu shprehet se kjo është fyese dhe tallëse.

Tirana ka gjysmën e popullsisë së Shqipërisë dhe një gjest i tillë është a-qytetar. Vetë Belindi e ka shprehur që vjen nga një familje me një backround, ku stërgjyshërit e tij kanë qenë figure kombëtare dhe fetare. Kjo nuk është një mendje e hapur, por është e kundërta e saj.

Dalja me një gjest të tillë është e papranueshme për qytetarët. Nuk është kjo mënyra e respektimit të qytetarëve të një kryeqyteti” u shpreh Gurra.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!