Protestuesit ikën. Të tjerë njerëz populluan bulevardin.
Instalacioni i të rinjve të Partisë Demkratike, si simbol i kurorës së mbretërisë së kanabisit, u shkatërrua nga ata qe e sollen.
Parrullat e tundura me zell u lanë në tokë.
Edhe ato që zgjonin kureshtje, nuk surprizonin.
Efektivët e policisë u shtensionuan.
Për punonjësit e pastrimit sapo nisi stresi.
Organizatorët pastruan objektet e rënda.
Për dorën e fundit, mendoi bashkia.
Dy orë pas protestës, bulevardi që bujti mijëra njerëz iu kthye normalitetit. /abcnews.al