“Poshtërohet” publikisht kryeministrja e Zelandës së Re

schedule16:38 - 2 Gusht, 2021

schedule 16:38 - 2 Gusht, 2021

Jacinda Ardern i ka kërkuar falje në mënyrë formale një komuniteti në Ishullin Paqësor për veprimet raciste e Zelandës së Re në vitet 1970. Në këto vite, policia e Zelandës së Re depërtoi në mënyrë agresive banorët e ishullit.

Kryeministrja e vendit u mbështoll me një mbulesë të madhe të bardhë gjatë një ceremonie emocionale në Auckland. Rituali tradicional të cilit iu nënshtrua Ardern njihet si “ifoga”.

Me anë të këtij rituali, kërkohet falje duke u ekspozuar në një “poshtërim publik”.

Në vitet 1974 deri në 1976 autoritet e Zelandës së Re bastisën shtëpi dhe dënuan ose dëbuan njerëz të moshuar. Shpesh këto aksione bëheshin vonë natën ose herët në mëngjes. Për këtë arsye mbahen mend si “Bastisjet e Agimit”.

Falja e kryeministres së Zelandës së Re nuk u pasua me ndonjë ndryshim ligjor, por shumë banorë të ishullit thanë se përfaqësonte një hap të parë të rëndësishëm. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!