Poshtërimi i Berishës në raport me Ilir Metën/aj

schedule22:32 - 25 Shkurt, 2023

schedule 22:32 - 25 Shkurt, 2023

Nga Mero Baze

Ka disa gjëra për të cilat Berisha tani ka zili dhe Ilir Metën/aj. Ja për shembull, sikleti që ka në përvjetorin e agresionit rus ndaj Ukrainës.

Sali Berisha ka bërë një dedikim të gjatë në faqe duke folur aq sa dhe vet nuk e beson, kundër agresionit dhe pro Ukrainës, duke lavdëruar SHBA që mbështet Ukrainën dhe duke e këshilluar të bëjë dhe më shumë.

Ilir Meta i ka rënë më shkurt. Ka botuar një foto me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, dhe shpreh mbështetjen e tij ndaj qëndresës së Ukrainës në këtë luftë.

Tani do thoni ju ku është diferenca?

Të dy u përpoqën të ngrejnë një front anti-perëndimor në Tiranë.

Të dy zunë të flirtojnë hapur me interesat ruse në rajon dhe Shqipëri.

Të dy tentuan të krijojnë një kuadër të ri të aleancës për Shqipërinë drejt autokracive lindore.

Por i pari, Berisha, u sanksionua familjarisht nga SHBA dhe Britania e Madhe si i korruptuar, si shantazhues i drejtësisë dhe minues i demokracisë.

I dyti ju bë mburojë duke kundërshtuar këto sanksione dhe duke pritur që SHBA ta ekzekutonte në Malin me Gropa.

Pas kësaj, Ilir Meta ka shpëtuar nga sanksionet dhe ka të drejtë të dalë në foto me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë.

Sali Berisha as me atë nuk del dot. Dhe kjo është drama reale e tij.

Për të kutpuar izolimin e thellë të tij dhe direktivën perëndimore për t’u izoluar politikisht, do të mjaftonte dhe ky fakt. D.m.th atij i shkojnë kot dhe “mallkimet” për Putinin. Nuk e rehabuilitojnë dot.

Është klasifikuar si një udhëheqës anti-perëndimor dhe praktikisht është “non grata” dhe nga çdo vend perëndimor në Tiranë. Madje dhe nga një vend në hall, i cili shpresën e vetme për të mundur Rusinë ka Perëndimin. As atyre nuk u duhet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!