Drejtonte rrjetin e shpërndarjes së drogës, arrestohet 35-vjeçari në Korçë, subjekt i OFL

schedule09:49 - 20 Shtator, 2020

schedule 09:49 - 20 Shtator, 2020

Një 35-vjeçar, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, është vënë në pranga në Korçë. Mësohet se Zalmir Qyteti, u vu në pranga për posedim dhe organizim të shpërndarje të lëndëve narkotike.

Qyteti, njoftohet po ashtu që të jetë subjekt i OFL, pasi i është dhënë formulari për deklarimin e pasurisë.

Ndërsa, në gjendje të lirë janë proceduar 7 qytetarë të tjerë. Ndërsa, janë sekuestruar sasi e dyshuar heroinë në gjendje të ngurtë dhe e ndarë në doza gati për shitje, kokrra metadoni dhe sasi prokusori.

Me anë të shtatë të proceduarve bëhej shpërndarja e sasive të drogave të forta në qytet, të llojit heroinë dhe metadon, sasi të cilat këta qytetarë i blinin tek 35-vjeçari dhe më pas e shisnin tek persona të tjerë, kundrejt fitimit.

Zalmir Qyteti rezulton i dënuar me kusht, për një periudhë prej 3 vjet e 6 muaj, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për hetime të mëtejshme. s.b/abcnews.al/