Portugalia vaksinon 80% të popullsisë

schedule14:05 - 15 Shtator, 2021

schedule 14:05 - 15 Shtator, 2021

Portugalia ka vaksinuar plotësisht 80% të popullsisë, sipas shifrave zyrtare të cituara nga Reuters, duke t’u bërë një nga vendet më të vaksinuara në botë, gjë që e lejoi atë të heqë shumicën e masave kufizuese.

Në fillim të këtij viti, Portugalia u godit nga një shpërthim i rëndë i epidemisë dhe që atëherë ka vaksinuar 8.2 milion njerëz nga një popullsi prej 10 milion, sipas shërbimit shëndetësor të DGS.

Pothuajse të gjithë njerëzit mbi moshën 65 vjeç dhe gjysma e të rinjve të moshës 12-17 vjeç tani janë vaksinuar plotësisht.

“Nuk më intereson nëse jemi nr 1, nr. 2 ose nr. 3 në botë,” tha kreu i fushatës së vaksinimit, Admirali Henrique de Gouvia e Melo, gjatë një vizite në një qendër vaksinimi pranë Lisbonës.

“Ajo që dua është që virusi të testohet, që të vaksinohen sa më shumë njerëz në mënyrë që virusi të mos ketë vend për të qarkulluar,” tha ai jashtë qendrës nën duartrokitjet e të pranishmëve. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!