Portugalia ka njoftuar se do të dëbojë dhjetë anëtarë të stafit nga ambasada ruse në Lisbonë.
Ministria e Jashtme e vendit tha sot se anëtarët e stafit ishin shpallur “personae non grata” dhe ju dha dy javë afat për t’u larguar nga Portugalia.
Lexo edhe:Rumania shpall non grata 10 diplomatë rusë
Asnjë nga punëtorët e dëbuar nuk është diplomat, theksoi ministria.
“Qeveria portugeze përsërit dënimin e saj të vendosur dhe të ashpër të agresionit rus në territorin ukrainas”, thuhet në një deklaratë.
Masa vjen pasi Franca dhe Gjermania urdhëruan gjithsej 75 diplomatë rusë të largoheshin pas krimeve të dyshuara të luftës nga forcat e Moskës në qytetin ukrainas Bucha./abcnews.al/