Portugalia do të nisë administrimin e një doze të tretë të vaksinës kundër koronavirusit tek personat mbi 65 vjeç javën e ardhshme. Personat që do të marrin një dozë përforcuese janë të moshuarit në azile dhe të burgosurit mbi 80 vjeç.
Vendi Iberik, i cili ka shkallën më të lartë të vaksinimit me 85% të popullsisë së tij të vaksinuar plotësisht, filloi administrimin e një dozë përforcuese muajin e kaluar për personat mbi 16 vjeç.
Agjencia Europiane e Barnave (EMA) dje propozoi miratimin e dozës së tretë të vaksinës Pfizer-BioNTech ose Moderna për personat me sistem të dobët imunitar.
Portugalia ka regjistruar 1,071,307 raste dhe 18,000 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al