Portugalia ka lehtësuar masat kundër Covid të hënën, duke rihapur qendrat tregtare, restorantet shkollat e mesme dhe universitetet.
Kjo është faza e fundit e lehtësimit të masave, pasi muajin e kaluar vendi rihapi shkollat fillore. Faza përfundimtare – e cila do të përfshijë rinisjen e aktiviteteve në ambientet e hapura do të fillojë pas 2-javësh, nëse situata vazhdon të përmirësohet.
Portugalia ka administruar 2.5 milion doza vaksinash, duke vaksinuar plotësisht 650,000 persona. Numri i rasteve të reja vazhdon të qëndrojë në 500, pas një rritje rekord në janar ku vendi regjistroi 13 mijë raste./abcnews.al