Parlamenti i Portugalisë ka miratuar kufizime në mediat sociale për fëmijët dhe adoleshentët. Rregullat e reja ndalojnë çdo lloj aksesi në platformat e mediave sociale për fëmijët deri në 13 vjeç.
Ndërkohë në bazë të projektligjit përdorimi i platformave të mediave sociale nga fëmijët e moshës 13-16 vjeç, kërkon pëlqimin e prindërve, një nga lëvizjet e para konkrete legjislative në Europë për të vendosur kufizime të tilla.
Një sistem publik i njohur si Çelësi Celular Dixhital do të përdoret nga prindërit për të dhënë miratimin e tyre për përdorimin e mediave sociale nga fëmijët.
Autorët e projektligjit nga Partia Social Demokratenë pushtet, thanë se masat janë të nevojshme për të mbrojtur fëmijët nga ngacmimi kibernetik, përmbajtja e dëmshme dhe individët e rrezikshme.
Projektligji i miratuar tani do të diskutohet më në detaje në një Komision të posaçëm dhe do të duhet t’i nënshtrohet një procesi të mëtejshëm miratimi parlamentar përpara se të arrijë një status zyrtar dhe ligjor.
Projektligji portugez thotë se gjatë dy dekadave të fundit, mediat sociale kanë marrë role që prej kohësh i kanë mbajtur familjet dhe shkollat pa rregullore.
Më tej thuhet se kompanitë e teknologjisë që injorojnë kufizimet mund të përballen me gjoba deri në 2% të të ardhurave të tyre globale.


