Portugalia do të mbajë zgjedhjet e parakohshme me 10 mars

schedule09:40 - 10 Nëntor, 2023

schedule 09:40 - 10 Nëntor, 2023

Portugalia do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 10 mars, tha presidenti portugez Marcelo Rebelo de Souza.

Vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme u mor nga presidenti pasi kryeministri Antonio Costa dha dorëheqjen të martën pas një hetimi për përfshirjen e supozuar të qeverisë në korrupsion lidhur me projektet minerare dhe energjetike dhe arrestimin e dy personave të afërt me kryeministrin.

De Sousa tha se ai do të shpërndajë parlamentin, në të cilin Partia Socialiste ka shumicën e vendeve, pasi një votim mbi projektligjin e buxhetit të vitit të ardhshëm është planifikuar për në 29 nëntor.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!