Pepe qëndron edhe një sezon te Porto.
Siç njoftojnë “Dragonjtë” përmes njoftimit të tyre, mbrojtësi me përvojë i është rinovuar kontrata edhe për një sezon dhe kështu portugezi 40-vjeçar do të qëndrojë deri në verën e vitit 2024.
A L3nda continua ? FC Porto e Pepe renovam contrato ✍️ #L3NDA pic.twitter.com/jsMJPKyEsk
— FC Porto (@FCPorto) April 23, 2023
Pepe u kthye në Porto për periudhën e tij të dytë (e para ishte nga viti 2004 në 2007) në janar 2019. Në të kaluarën ka luajtur edhe për Maritimon, Real Madridin dhe Besiktas. /G.D abcnews.al/