Portieri legjendar i kthehet ashpër Vinicius Jr: Futbolli është për burra

schedule14:54 - 26 Mars, 2024

schedule 14:54 - 26 Mars, 2024

Portieri legjendar, paraguaiani Jose Luis Chilavert, nuk pajtohet aspak me sulmuesin e Real Madrid, Vinicius Jr.

Vini Jr u përlot ditën e hënë gjatë një konference për shtyp në Brazil pasi u pyet për racizmin.

“Nuk dua t’i shoh kurrë njerëzit me ngjyrë të vuajnë”, tha sulmuesi brazilian dhe më pas vazhdoi monologun e tij në të cilin shpjegoi se nuk ka mbështetje dhe se po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të që të përballet me ofendimet nga tribuna.

Vitin e fundit, Vinicius ka luftuar racizmin, por disa besojnë se skena të tilla janë faji i tij. Një prej tyre është portieri legjendar paraguaian, Jose Luis Chilavert, i cili foli ashpër ndaj brazilianit.

“Bukë dhe cirk. Është i përi në ofendimin dhe sulmin ndaj rivalëve, Vinicius, mos u bëj homoseksual, futbolli është i destinuar për burra”, shkroi legjenda./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!