Portieri kërkon largimin nga klubi, Barcelona përgjigjet direkt

schedule08:14 - 17 Janar, 2021

schedule 08:14 - 17 Janar, 2021

Neto Murara erdhi te Barcelona për të sfiduar Ter Stegen mes katërkëndëshit, por në fund nuk ia arriti të ngjitet në nivelin e gjermanit dhe stoli ishte vendi i tij më i frekuentuar gjatë ndeshjeve të Barçës.

Tashmë ai nuk dëshiron të kalojë ende kohë në të tilla kushte dhe mësohet se ka kërkuar largimin nga klubi. Ai ka kontratë deri në verën e vitit 2023 në Barcelonë. Neto ka një ofertë nga Arsenal dhe kërkesa e brazilianit është të largohet nga klubi me parametra zero.

 

Barcelona e bleu 31-vjeçarin në verën e vitit 2019 për 26 milionë euro dhe kurrsesi nuk do e linte të largohej pa nxjerrë një shumë parash nga ai. Mundo Deportivo mëson se klubi i është përgjigjur brazilianit për kërkesën e largimit.

Përgjigja ka qenë një ‘jo’ absolute. Barcelona nuk dëshiron largimin e tij as në huazim dhe nëse Arsenal e do në skuadër, do duhet të paguaje një shifër tunduese për Barcelonën, diçka që është e pamundur në të tilla kushte. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!