Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Porti i ri në Porto Romano nis në 2026”, Balluku: Brenda tre vitesh duhet të jetë i dorëzuar

schedule10:30 - 28 Tetor, 2025

schedule 10:30 - 28 Tetor, 2025

DURRËS- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se porti i ri në Porto Romano fillon punimet në vitin 2026.

Sipas saj, plani është që brenda tre vitesh kjo vepër strategjike të përfundojë punimet dhe të dorëzohet për operim.

Ajo u shpreh se porti nuk do të shërbejë vetëm për Shqipërinë, por edhe ndaj Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Kemi nisur prej kohësh një plan zhvillimi të një porti të ri në afërsi të Durrësit, duke qenë se është pikë referimi për të gjithë rajonin. Me një punë shumë të detajuar dhe me mbështetjen e një prej kompanive më të mëdha, MIE ka arritur të ketë një dokument të jashtëzakonshëm që parashikon duke dizenjuar të gjithë hapat e ndërtimit të këtij porti të ri në Porto Romano.

Nga RMV dhe Kosova kërkuar të jenë pjesë e këtij projekti, duke qenë e mundur krijimi i një lidhje me dy porte të thata, një në Shkup, dhe një në zonën e Prishtinës. E thënë kjo, procedura ndërkombëtare ka qenë transparente, ka patur disa faza dhe sot kemi arritur në fazën e fundit të projektit për ndërtimin e këtij porti. Interesi ka qenë shumë i lartë, në 31 janar do kemi fituesin e garës për ndërtimin e portit të Durrësit, I dalë nga një garë ndërkombëtare.

Brenda 2026 do të nisim me ndërtimin e ri të Porto Romanos, dhe për 3 vite ky port duhet të jetë I dorëzuar. Një port që do I shërbejë RMV dhe Kosovës gjithashtu.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!