Porti i Durrësit pezullon punën nga moti i keq

schedule18:58 - 30 Nëntor, 2017

schedule 18:58 - 30 Nëntor, 2017

Moti i keq mban të paralizuar punën në Portin e Durrësit. Shoqëruar me stuhi, shi dhe dallgë në det kapiteneria ka urdhëruar ndalimin e daljes në det të anijeve të tonazhit të lartë si dhe anijet peshkimit. Gjithashtu vijon të mbetet e pezulluar puna edhe në përpunimin e anijeve tregtare në port si dhe në disa sektore të tjera të ngarkim shkakimit. Probleme ka me furnizimin me energji në disa lagje të qytetit, por edhe në fshatra për shkak të një defekti në nën stacionin e Rrashbullit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!