Rrethanat e para te ngjarjes ne pogradec ku mbeti i vrare 42-vjeçari Egli Proga jane publikuar fillimisht ne raportimet e mediave online, pa u bazuar tek deklaratat zyrtare te Policise se Shtetit.
Nga raportimet paraprake të ngjarjes pasditen e 10 gushtit, në të vërtetë nuk është policia ajo që thotë se “42 vjecari u rrëzua nga alkooli dhe për pasojë humbi jetën”, por vetë media online, të cilat u janë referuar informacioneve të marra në terren.
Ndryshe nga sa kanë shkruar portale, Policia e Shtetit në deklaratë zyrtare njoftoi se gjatë konfliktit, 42-vjecarit i ishin shkaktuar dëme me pasojë vdekjen dhe se autori i dyshuar ishte në pranga.
Duke mos bërë verifikime, rezulton se i njëjti tekst është kopjuar nga shumë portale. Në këtë mënyrë titujt abuziv u shpërndanë me shpejtësi, pa pritur reagimin zyrtar të Policisë së Shtetit ku u sqarua se për ngjarjen janë arrestuar autori Denis Mece, i vrasjes së Egli Progës, dhe tre persona të tjerë për moskallëzim krimi.
Akuzat për fshehje të ngjarjes, u hodhën poshtë edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, e cila në një reagim zyrtar, u shpreh se nuk është gjetur asnjë shkelje për sa i përket zbatimit të detyrave nga policia./abcnews.al