Dy persona në Tiranë janë arrestuar nga policia dhe një tjetër është shpallur ne kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë. Kjo për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe interneti.
Në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News, nënnkryetari i AAK, Pal Lekaj, komentoi këtë çështje duke e cilësuar se një ngjarje shumë shqetësuese, ndërsa bëri thirrje që të merren masa menjëherë dhe të përgjegjësit për ngjarje të tilla të vendosen para drejtësisë.
“Kjo është një çështje shqetësuese dhe keqpërdorim i gazetarisë. Detyra duhet të jetë e shenjtë, sidomos shkrimi. Para këtyre akteve të shëmtuara, gjithë spektri që janë autonomë duhet të veprojnë dhe të ndalojnë këtë dukuri negative”, tha Lekaj.
Nga ana e tij ish-deputeti i Vetëvendosjes, Afrim Kasolli, shtoi se akte të tilla cënojnë funksionimin e mirë demokratik të një shoqërie.
“Akte të tilla cënojnë funksionimin e mirë demokratik të një shoqëria dhe shantazhe të tilla janë një kërcënim. Akte të tilla duhet të dënohen. Në Kosovë kemi pasur sot një rast të ngjashëm. Dhe padiskutim akte të tilla janë të shëmtuara për kulturën demokratike dhe për lirinë e fjalës. Këto krijojnë një terror mbi njerëzit dhe mbi fjalën e lirë”, tha Kasolli.
/abcnews.al/