Port i përkohshëm në Gaza, SHBA njofton planin për dërgimin e ndihmave në enklavë

schedule18:21 - 7 Mars, 2024

schedule 18:21 - 7 Mars, 2024

SHBA do të ndërtojë një port në Gaza për të marrë më shumë ndihma humanitare në territor nga deti.

Njoftimi pritet të bëhet nga presidenti amerikan, Joe Biden, shkruan BBC.

Porti i përkohshëm do të rrisë sasinë e ndihmës humanitare për palestinezët me “qindra kamionë shtesë” në ditë, sipas zyrtarëve amerikanë.

Ky port do të rrisë sasinë e ndihmës humanitare për palestinezët me qindra kamionë shtesë në ditë.

Dërgesat fillestare do të mbërrijnë nëpërmjet Qipros dhe siguria do të koordinohet me Izraelin.

Në fjalimin e tij në Kongres të enjten, Presidenti Biden do të njoftojë se ai ka urdhëruar ushtrinë “të ndërmarrë një mision urgjent për të krijuar një port në Gaza, duke punuar me vendet me të njëjtin mendim dhe partnerë humanitar”./abcnews.al