Porositi vrasjen e të riut për gjakmarrje, zbardhet ngjarja e tre muajve më parë në Lushnjë

schedule11:45 - 1 Korrik, 2023

schedule 11:45 - 1 Korrik, 2023

LUSHNJE- Është zbardhur dhe dokumentuar me prova një tentativë për vrasje, e ndodhur 3 muaj më parë, në fshatin Ballagat në Lushnjë.

Sakaq, janë arrestuar porositësi dhe ekzekutori i tentativës për të vrarë me armë zjarri 22-vjeçarin Marius Hasallën për motive gjakmarrjeje.

Nga të shtënat me armë mbeti e plagosur halla e 22-vjeçarit, Bajame Seneja pasi ndodhej në të njëjtin automjet në momentin e të shtënave. Babai i të riut, i cili ishte vënë në shënjestër të atentatitt të planifikuar kishte vrarë vite më parë vëllain e porositësit. Për këtë krim ai u shpall fajtor nga gjykata dhe u dënua me 35 vite burg.

Të riut iu bë atentat, por fatmirësisht shpëtoi pa lëndime, ndërsa halla e tij mori plagë në këmbë. Të arrestuarit do të përballen me drejtësinë dhe do të akuzohen për veprën penale “tentativë vrasjeje”./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!